Ja akset e rrugeve ku duhet të bëni kujdes.Lista e rrugeve sipas qarqeve

Vijon të mbetet problematike situata e akseve rrugore në vend si rezultat i reshjeve të dëborës dhe ngricave nga temperaturat e ulëta nën zero.

Nga të dhënat e fundit që vinë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mësohet se në zonat kryesore të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim, por përgjithësisht gjendja e akseve nacionale paraqitet e permiresuar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit. Deri në orën 09:00 situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Qarku Tiranë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me kujdes ne segmentet qe nuk i ze dielli, pasi aty formohen ngrica.

Qarku Durrës

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik të rënduar ne akset e ketij qarku.

Qarku Elbasan

Aksi Librazhd – Steblevë eshte i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhire. Aksi Elbasan – Gjinar kalohet normalisht Rekomandohen zinxhiret per shkak te ngricave ne aksin Librazhd – Stebleve dhe te evitohen parakalimet ne vendin ku rruga ngushtohet.

Qarku Berat

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Te behet kujdes per shkak te fluksit te makinave dhe ne segmentet rrugore ku punohet.

Qarku Vlorë

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset.

Qarku Gjirokastër

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne segmentet rrugore qe nuk i ze dielli, sepse ne keto vende formohen ngrica.

Qarku Korçë

Vazhdon puna per hedhjen e kripes dhe skorjeve në akset me prezencë te ngricave, temperaturat gjatë nates kane qene te uleta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçës. Por nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet te jene te pajisur me zinxhire.

Qarku Kukës

Eshte bere pastrimi i rrugeve dhe jane sperkatur me kripe. Disa akse qarkullohen pa zinxhire.Ne akset Kukes-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ka prani ngricash. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne keto akse:Bajram Curri-Kam dhe Kukesi – Draj Reç (Rruga e Rinise), per shkak te temperaturave shume te uleta.

Qarku Dibër

Vazhdon hedhja e kripes ,per shkak te temperaturave shume te uleta gjate nates. Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli-Kraste. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste, Peshkopi-Qafe Draj(Rruga e Rinise) dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.

Qarku Shkodër

Vazhdojnë temperaturat e uleta. Aksi Qafe Mali-Flet dhe Qafe Mali – Qafe Shllak ka ngrica qe po trajtohen me kripe. Edhe ne aksin e Razmes ka prani ngricash. Qarkullimi ne akset e Qafe Mali –Flet, Qafe Mali – Qafe Shllak, dhe ne aksin e Razmes, rekomandohet te behet me zinxhire.

Qarku Fier

Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit të qarkullimit në superstraden Fier – Lushnje

Qarku Lezhë

Nuk ka probleme per qarkullimin. Te gjitha akset jane te pastruara. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?