Ja dy djemtë e arrestuar për videoskandalin e QSUT

Policia e Tiranës prangos dy prej të rinjve protagonistë të videoskandalit seksual të QSUT-së.

Arrestimi u bë rreth orës 01:50 të mëngjesit të sotëm nga Seksioni Kundër Trafiqeve në Policinë e Tiranës, ndërsa në pranga kanë rënë Albi Bocaj dhe Patrik Kaça, të dy të moshës 18 vjeç dhe banues në kryqytet.

Ndalimi i dy të rinjve vjen vetëm një ditë pasi arrestimit të Evarist Pashës, personi i tretë i përfshirë në skandal. Po kështu gjatë pasdites së djeshme, blutë morën dëshminë e minorenes së abuzuar nga tre djemtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, vajza 17-vjeçare është identifikuar me incialet Gj.K. Ajo ka dëshmuar për policinë se nuk mban mend gjë, pasi ka shkuar në gjendje të dehur në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, ajo ka pranuar se ka qenë në lokal me djemtë, të cilët shfaqen në video duke e abuzuar, ndërsa ka kërkuar dënimin e tyre.

Video tregon dy të rinj teksa abuzojnë seksualisht me një vajzë të re të shtrirë pa ndjenja në krevat në një ambient spitalor. Personi që regjistron videon që zgjat rreth 50 sekonda shprehet se ndodhen në spitalin “Nënë Tereza”.

Gjatë kohës që djemtë abuzojnë me vajzën e re ata komentojnë dhe veprimet tyre.Video ngjalli reagime të ashpra në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?