Ja korrierja e kokainës së Xibrakës në Elbasan(fotot)

Ajo është një nga femrat më të kërkuara dhe më të përfolura sot në Shqipëri, ndërsa është vënë në listën e kërkimit edhe nga drejtësia gjermane. Pranvera (Aga) Ebeling, shqiptarja me pasaportë gjermane akuzohet se do të transportonte për në Gjermani kokainën e prodhuar në laboratorin e Xibrakës në Elbasan. Ajo rezulton të jetë bashkëjetuese e kreut të rrjetit të trafikut të kokainës, Ilir Hysenit, i divorcuar prej 10 vitesh. Të njëjtat burime thanë se ajo jetonte bashke me vajzën e saj në qytetin e Pegestorf Holzminden në Gjermani. Sipas të njëjtave burime ka edhe 2 djem, njeri qe jeton ne Rome dhe tjetri ne France.

Ebeling është marrë në survejim nga ana e autoriteteve të rendit gjermane, më 14 dhjetor 2014, me qëllim për të zbuluar origjinën e kokainës e cila hynte në Gjermani, përmes bandës së kryesuar nga vetë Hyseni. Përgjimi dhe survejimi i saj, veçanërisht më 17 dhjetor, ditën kur Ebeling po merrte tragetin për të hyrë në territorin shqiptar, bëri të mundur që policia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare të zbulojë rrjetin e strukturuar të trafikantëve 

SHKARKO APP