Ja kush është femra që lidhte trafikun e kokainës mes Shqipërisë dhe Gjermanisë

Një ditë më parë, burime të prokurorisë bënin me dije se në trafikun e kokainës është e përfshirë edhe një femër, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për një femër shqiptare me nënshtetësi gjermane.

Gazeta Mapo shkruan se ajo është Pranvera Ebeling, e cila jeton prej 10 vitesh në Gjermani dhe ka qenë bashkëjetuesja e Ilir Hysenit, që mendohet se është drejtuesi i këtij rrjeti të trafikut të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo e fundit ka qenë në Shqipëri më 14 dhjetor dhe është larguar pas katër ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo konsiderohet si një nga personat kyç që po hetojnë autoritetet gjermane lidhur me linjën e trafikut të kokainës që përpunohej në laboratorin e Xibrakut në Elbasan.

Sipas hetimeve të kryera nga pala gjermane, rezulton se vajza ishte pika e kontaktit mes dy grupeve, pjesëtarë të të njëjtit rrjet që kishin kryer edhe më parë trafik kokaine nga Shqipëria në Gjermani.

Gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, e dyshuara ka folur shpesh në telefon me shtetasin Ilir Hyseni, i cili nga ana e tij i linte asaj detyra të caktuara, që sipas prokurorisë krijojnë dyshime se të dy personat ishin të përfshirë në organizimin e rrjetit të trafikut të kokainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?