Ja kush është pronari i 2 tonëve kanabis në Mat. Emri – Video

Policia e Dibrës ka arrestuar pronarin e kontenierit me 2 ton kanabis që u zbulua dje nga Policia në Mat. Ai është Andreja Gjinaj nga fshati Rrethë Baz i Matit.
Dje në fshatin Rreth-Bazë janë gjetur plot 2 ton e 55 kg drogë, ku në pranga ka rënë poseduesi i drogës, Andreja Gjinaj.
Po ashtu, në kërkim është shpallur dhe një tjetër person, ndërsa bëhet fjalë për pronarin që ka lëshuar tokën me qira.
Sekuestrohen 2 ton kanabis ne Mat by news-al
OPERACIONI I KODUAR “KONTENIERI”
Strukturat e Komisariatit të Policisë Mat,gjatë kontrollit për kultivimin e bimëve narkotike në sera , tunele, dhe ambjente të tjera, më datë 02.04.2017, në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”, në fshatin Rrethë Baz, Mat, policia gjatë kontrollit në një tunel dhe në një kontenier në tokën e marrë me qera nga shtetasi Andreja Gjinaj, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e pa përpunaur, dega, kërcell e gjethë të bimës narkotike , e futur nëpër thasë.
Nga kontrolli i ushtruar në tunel u gjetën dhe u sekuestruan 73 thasë , ndërsa në kontenier u gjetën 139 thasë të mbushur me lëndë narkotike të pa përpunuar. Gjithashtu po gjatë kontrollit të ushtruar , policia gjeti në brendësi të kontenierit edhe një armë zjarri Kallashinkov.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Policia Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Andreja Gjinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Rrethë Baz, Mat, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Po ashtu, është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, pronari i ligjshëm i tokës shtetasi E.D, 37 vjeç, i cili i ka lëshuar me qera tokën e tij shtetasit të arrestuar.
Vijojnë hetimet në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Mat, për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër të paligjshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe municionit” neni 283 e 25 si dhe 278 /1 të Kodit Penal.

