Ja kush janë 4 pengjet që u vranë nga Amedy Coulibaly në supermarketin në Paris

Djali i një rabini, një mësues, një pensionist dhe një shitës janë 4 pengjet që u ekzekutuan nga Amedy Coulibaly në dyqanin hebre në qendër të Parisit.

Yohan Cohen 22 vjeç, kishte punuar përreth një  vit në hipermarketin Cacher për të siguruar paratë për ceremoninë e tij të dasmës me të dashurën Sharon Seb.

Ajo ka postuar këtë foto në profilin e saj në facebbok duke shkruar ‘Je suis Yohan’ duke shtuar më tej “Çfarë jam unë pa ty? Si mund të jetoj pa ty? “Jeta ime është shkatërruar. Unë kurrë nuk do të arrij asgjë. Ne kishim kaq shumë plane bashkë”.

Vëllai i tunizianit Yoav Hattabi, 21 vjeç tha për mediat se ai është I shuokuar “Vëllai im i dashur u vra nga një frikacak. Ai nuk bëri asgjë të gabuar! ”

Mësuesi Philippe Braham ishte një mësues rreth të  40-ave ai jetonte me gruan e tij Valerie dhe tre fëmijët dhe fqinjët e përshkruan si një njeri të mirë dhe të sjellshëm.

Viktima e katërt është Yoav Hattab 21 vjec, djalë I një predikuesi hebre. Të mbijetuerit e masakrës kanë treguar se si ai u përpoq ti merrte armën Ahmedi Coulibaly i cili reagoi menjëherë duke e vrarë me gjakftohtësi.

SHKARKO APP