Ja si jepet një vendim gjykate nga gjyqtarja Eglantina BIBA

Reforma në Drejtësi mbetet një arritje e madhe sepse pastroi dhe duhet të vazhdojë të largojë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët japin vendime haptazi të paligjshme dhe në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Shqipërisë.

Në fakt ka patur polemika të forta për gjyqtarët se si i japin vendimet, shumë herë me korrupsion dhe disa herë nga paaftësia e tyre.

Por në të dyja rastet cënojnë të drejtën e palës që ka të drejtë, e cila pret me vite për një të drejtë të mohuar.

Ndërkohë SPAK-u ka filluar dhe bën mirë që heton rastet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët japin vendim haptazi të kundraligjshme.

Një rast i fundit vjen nga Lezha ku një gjyqtare me emrin Eglantina BIBA, jep vendim me numër regj 630 (21286-01333-53-2023) ku të gjithë avokatët dhe juristët, edhe ato më fillestarët, thonë se është krejtësisht në kundërshtim me ligjet e Republikës.

Bile nga mënyra se si është vendosur pa patur asnjë bazë ligjore e ku duket hapur se ka ndikime në dhënien e vendimit, pala e interesuar po i drejtohet SPAK.

Natyrisht që në një seancë gjykimi njëra palë humbet, por si në këtë rast ku personi që kërkon të drejtën e pronës, që ka dëshmi trashegimie, që ka dokumenta e gjithçka tjetër, gjyqtarja nuk vendos në bazë të ligjeve, atëhere dyshimet lindin me vendimin dhe mënyrën se si i është hequr e drejta palës paditëse.

Dyshimet, sipas palës paditëse, lidhen se flitet pikërisht për një pronë buzë detit të “Rana e Hedhun”, e ku janë përzier dhe po fusin hundët bashkiakë, politikanë, deputetë, pjestarë të krimit të organizuar.

Ndaj po mblidhen faktet se si u dha vendimi, disa pamje, foto, të interesuar nga krimi që janë filmuar te “Rana e Hedhun” dhe dosja po udhëton për në SPAK.

Si rregull SPAK-u i ka me qejf të madh kur arreston prokurorë apo gjyqtarë, që shkelin ligjin.

Rasti në fjalë mbetet një dhunim flagrant i të drejtës së një qytetari, të cilit gjyqtarja i mohon të drejtën e pronës, e vertetuar katëcipërisht.

Të kesh Dëshmi Trashegimie me firmë e vulë, e kontrolluar dhe stërkontrolluar dhe gjyqtarja të mos jap të drejtën, kjo nuk ka fjalë tjetër, por HETIM NGA SPAK.

Te “Rana e hedhun” po bëhen gati disa grupe kriminale të ndërtojnë duke marrë prona me forcë dhe presion apo edhe duke përdorur gjykatat.

Ndaj SPAK-u do të ketë shumë punë në këtë zonë turistike.

 

SHKARKO APP