Ja si një nënë trime i mbijetoi ferrit, duke notuar me 7 vajza të vogla

Një dëshmi e re e trimërisë gjatë katastrofës që goditi vendpushimin e Mati, në lindje të Athinës të hënën, ka dalë në dritë.

Elisavet Papadopoulou përshkroi në një post në Facebook se si ajo dhe një mikeshë po festonin ditëlindjen e vajzës së saj së bashku me gjashtë vajza të tjera 11 vjeçare në një hotel pranë detit në Mati.

Ajo thotë se fëmijët po hanin tortë, këndonin dhe luanin derisa ndjeu tymin që po afrohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë është postimit në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur zjarri filloi të rrethonte hotelin, ne kapëm fëmijët dhe u hodhëm në det.

I numëruam të gjitha vajzat për të konfirmuar se nuk do lëmë asnjërën mbrapa ndërsa fëmijët po bërtitnin dhe qanin.

Ata na pyesnin nëse do të vdisnin. Ne vazhduam t’u bërtisnim atyre që të vazhdonin të notonin.

Tymi që erdhi nga bregu ishte i dendur dhe dielli ishte zhdukur. Ishte errësirë dhe askush nuk e dinte nëse kishte oksigjen të mjaftueshëm për të marrë frymë.

Ne vazhduam të notonim për të gjetur vend diku ku kishte më pak tym, por ne gjithashtu u treguam të kujdesshme që të mos largoheshim shumë nga bregu.

Ne arritëm në një pikë ku gati dyqind veta ishin shpërndarë në ujë dhe në shkëmbinj.

Ne mund të dëgjonim shpërthimet kur merrte flakë benzina, gazi. Tymi ishte i zi dhe i dendur, por era e fortë e shpërndau atë para se të na arrinte.

Mendova se përderisa era vazhdonte, kishim shpresë për të mbijetuar.

Ne arritëm në një gur, ku të gjithë morëm frymë dhe kënduam për vajzën time:

‘Gëzuar Ditëlindja Eva e dashur …’

Surreale!

Kaluam 4 orë në ujë. Rreth orës 10:00 një varkë me instruktorë të zhytjes nga një shkollë private u afrua.

Ata ishin shpëtimtarët tanë. Më vjen keq që nuk mund ta kujtoj emrin e shkollës së zhytjes për t’i falënderuar të gjithë ballë për ballë, tani që makthi ka mbaruar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?