Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj (Video)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme disa pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë – Zogaj, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi.

“Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.
Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj, pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?