Ja si u futën dy kolumbianët në Shqipëri

 

Dy kolumbianët Cezar Adolfo Avila  dhe Walther Moren Juan Moreno kanë hyrë në Shqipëri legalisht. Lapsi.al mëson se ata kanë kaluar nga pika e kalimit kufitar të Kakavisë më 8 nëntor 2014. Kolumbianët që punonin në laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit janë futur në Kakavi me një makinë me targa, AA 877 CF, në pronësi të një shtetasi shqiptar me incialet V.Gj. Prokuroria e krimeve te renda ka informacione ne dosje nga pala gjermane per ardhjen e tyre si dhe kane marre filmimet e hyrjes se tyre dhe pritjes e deri sa kane hypur ne makinen ne fjale. Mesohet se jane nen pergjim prej muajsh dhe dosja e tyre eshte edhe ne sherbimin gjerman.

SHKARKO APP