“Janë futur 335 tonë plehra kur ligji ishte i bllokuar”

Ish-kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi në seancë plenare, se janë futur 335 tonë plehra me dokumenta të rregullta në doganë, në kohën kur ky ligj ishte i bllokuar. Kjo sipas Berishës, është një shkelje flagrante që është bërë nga qeveria aktuale. “Duke konstatuar këtë që ka ndodhur në 2014, që doganat kanë futur në kundërshtim flagrant me ligjin 335  mijë ton.

Prandaj i bëjë një rishqyrtim qëndrimit timë. Reflektoj se është helm, është pleh. Po ky ska ndonjë talent, veç shkarravinave që bënë”, tha Berisha në seancë për kreun e qeverisë Rama. Duke folur për ligjin e mbetjeve, Berisha ka drejtuar akzua ndaj kryeministrit edhe për mënyrën e zgjedhjes se fabrikave të riciklimit.Ai bënë me dije se Rama ka zgjedhur një kompani në Elbasan të sapo krijuar me 100 mijë lekë kapital për të bërë riciklimin e mbetjeve. Ai thekson se kjo kompani, ka marrë një tender prej 17 milion euro koncesion çka sipas tij garanton helmimin e atmosferës në Elbasan.

Po ashtu ai bënë me dije se në dy ditë qeveria ka kryer 8 procedura njëherësh duke mos zbatuar rregullat e përzgjedhjes duke shpallur fituese këtë kompani që nuk ka asnjë eksperincë. Së fundi ai ka kërkuar bllokimin e këtij ligji pasisipas tij,  ndikon në shëndetin e shoqërisë shqiptare. “Një megagjenerator i pashembullt gënjeshtrash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të bëjmë gjithçka për të bllokuar këtë ligj, se bëjmë gjënë më të mirë për shëndetin e fëmijëve tanë, tonin dhe shoqërisë sonë. Landfillet janë varreza të rrrezikshme. Ky që i bënë Shqipërisë këto do t’i bëjë çdo gjë vendit, se nuk e ka për gjë mashtrimin”, përfundon Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?