Javën tjetër nis lufta kundër punësimit në të zezë, Rama: Mos pranoni pazare!

Javën tjetër nis operacioni për ti thënë ndal punës në të zezë.  Kjo për të mbyllur edhe gropën e borxhit prej  109 milionë dollarësh që vetë institucionet e shtetit dhe subjektet private kanë krijuar duke mos derdhur ndër vite sigurimet shoqërore të punonjësve.

Nga ana tjetër paralajmëroi punëdhënësit se do të kenë sanksione të ashpra nëse do të zbulohen këto mashtrime.

Edi Rama: Është momenti për t’i bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve. Mos pranoni të hyni në pazare me punëdhënësin tuaj për të ulur deklarimin e pagës reale sepse ulni pensioni tuaj. I falni pjesë të pensionit punëdhënësit tuaj.

Operacioni që do të nisim javën e ardhshme do të jetë një operacion ku një nga elementët synon bashkëpunimin intensiv me çdo punëmarrës që do të denoncojë punëdhënësin që i kërkon të bëjë këtë pazar. Me çdo punëmarrës që do të kërkojë mbështetjen ton për të mos lejuar që ai të mbahet në të zezë.

Askush nuk duhet të ketë frikë se nga denoncimi i punëdhënësit do i vijë fundi punës së tij sepse ne do i monitorojmë hap pas hapi dhe sipërmarrësit janë shumë të interesuar, dhe duhet të jenë shumë të interesuar të vendosen në binarët e ligjit në raport me punëmarrësit e tyre sepse përndryshe sanksionet janë shumë të forta.

Rritja më e madhe e pensionit është pikërisht rezultat i rritjes më të madhe të kontributeve të përgjithshme dhe të kontributit të seicilit.”

Kryeministri Rama prezantoi sot skemën e re të pensioneve që hynë në fuqi në këtë muaj të vitit.

SHKARKO APP