“Je me dy mikrofona si Isa Boletini”, plas mes Ramës dhe Ilir Babaramos. Pyetja që bëri Kryeministrin të humbë toruan
Kryeminstri Edi Rama është përplasur me gazetarin Ilir Babaramo mbrëmjen e sotme pasi ky i fundit e pyeti a do ta lërë PS-në nëse humbet zgjedhjet.
Rama i tha se është i gatshëm pas 25 prillit për t’iu përgjigjur për çdo gjë. Teksa Rama u ngrit të ikte, Babaramo i tha se ka dy mikrofona si Isa Boletini.
“Këtu mbyllet intervista. Jo, ne nuk kthehemi asgjëkundi. Herë tjetër, kur fton kryeministrin, fol me kryeministrin. Unë jam i gatshëm të vij prapë, por këtu mbyllet intervista. Unë nuk mundem më të vazhdoj”, i tha Rama Babaramos.