“Je shërbëtor i Edi Ramës”- Plas debati në studio mes Carlo Bolinos dhe Edi Palokës
Në Open në Top Channel po diskutohet për Partinë Demokratike dhe hapjen që ajo ka nisur, ku në media është artikulua si një hapje e dytë. Për të folur për këtë hapje dhe sfidat e PD-së është i ftuar nën-kryetari Edi Paloka.
Një debat i fortë u zhvillua mes Carlo Bolinos dhe Edi Palokës. Debati nisi kur Bolino tha se hapja e PD-së është një fasadë propagandistike, ku ndryshon shumë nga hapja e 2005-sës.
Pjesë nga debati:
Bolino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.
Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.
Bolino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.
Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.
Bolino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.
Paloka: Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se I lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.
Paloka: Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD
Bolino: Ma trego me raste konkrete
Paloka: Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjn fresk ramës me listat me kriminele dhe thojnë që pd nuk qeka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo