“Je zëdhënës i teorive konspirative”, Edvin Prifti dhe Dasho përplasen me njëri-tjetrin

Debati mbi mënyrën e menaxhimit të pandemisë së COVID-19 është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas diskutimeve në Shtetet e Bashkuara për rolin e institucioneve shëndetësore gjatë asaj periudhe. Përplasja ka sjellë reagime edhe mes mjekëve shqiptarë, të cilët kanë ndarë qëndrime të kundërta në rrjetet sociale.

Mjeku Erion Dasho ka kritikuar fenomenin e mjekëve që, sipas tij, gjatë pandemisë promovuan teori dhe qëndrime të pambështetura nga evidencat shkencore. Ai argumenton se një pjesë e profesionistëve kundërshtuan masat duke kërkuar përmirësime në protokolle dhe më shumë transparencë, ndërsa të tjerë përhapën pretendime që shkenca mjekësore nuk i kishte konfirmuar.

Sipas Dashos, kufizimi i përhapjes së informacioneve të pasakta nuk përbën censurë, por është një masë për mbrojtjen e shëndetit publik. Ai thekson se shkenca funksionon përmes provave, kërkimit dhe debatit profesional dhe se pretendimet e pakonfirmuara mund të krijojnë konfuzion te qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto deklarata kanë sjellë reagimin e kardiologut Edvin Prifti, i cili e ka kundërshtuar ashpër qëndrimin e Dashos. Prifti e akuzoi atë se po mbështet narrativat që, sipas tij, kanë dëmtuar një pjesë të komunitetit mjekësor që ngriti pikëpyetje mbi menaxhimin e pandemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në debat ndërhyri edhe mjeku Tritan Kalo, i cili kritikoi fenomenin e vetëpozicionimit si “viktimë” apo “martir” për qëllime protagonizmi. Sipas tij, ky fenomen mund të dëmtojë jo vetëm figurën e mjekut, por edhe besimin e pacientëve dhe të shoqërisë te profesionistët e shëndetit.

Përplasja mes mjekëve ka rikthyer në vëmendje ndarjet e krijuara gjatë pandemisë, mes atyre që mbështesin qasjen institucionale dhe atyre që kërkojnë rishikim të disa vendimeve të marra gjatë krizës shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?