Jep dorëheqjen prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu

Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Elbasan. Mysliu konfirmon se largimi është për shkaqe tërësisht personale. Ali Mysliu mbajti detyrën e prefektit të Elbasanit për gjashtë muaj ndërkohë që më herët ka ushtruar profesionin e pedagogut pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Ende nuk ka një emër për pasuesin e Mysliu në postin e prefektit, por pritet që shumë shpejt të merret vendimi për zëvendësuesin.

SHKARKO APP