FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jepet alarmi në Mal të Zi, paralajmërohen përmbytje të mundshme

Instituti Hidrometeorologjik dhe Sizmologjik në Malit të Zi njoftoi sot meteo-alarm të kuq i cili ka të bëjë për pjesën qendrore dhe jugore të Malit të Zi. Një paralajmërim i tillë është lëshuar për shkak të reshjeve të mëdha dhe erërave të forta që pritet të ketë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të ardhshme priten reshje shiu të paktën 80 litra në një metër katror në pjesën qendrore dhe 50 litra në pjesën jugore të vendit

“Janë të mundshme përmbytje të mëdha me rrezik të madh për shëndetin, dhe mundësinë e evakuimit. Ndërprerje serioze të trafikut dhe ndërprerje të energjisë, komunikimit dhe furnizimit me ujë. Do të vështirësohen kushtet për ngasjen e veturës për shkak të shikueshmërisë së reduktuar dhe përmbytjeve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?