Jeunesse Global tashmë edhe në Shqipëri me produktet e saj unike
“Seminari i mundësisë” i kompanisë Jeunesse Global u mbajt në ambjentet e hotel Plazza në Tiranë, në datë 18 qershor ora 11:00. Ky seminar kishte si qëllim njohjen e të ftuarve me kompaninë, e cila prej pak muajsh ka filluar aktivitetin e saj edhe në Shqipëri. Seminari që zgjati për rreth 4 orë,me një sallë të mbushur edhe përtej kapaciteteve të saj për shkak të numrit të personavee të interesuar, u mbajt nga disa folës. Të pranishmit, disa prej të cilëve patën njohjen e parë me kompaninë, kishin mundësinë të mësonin rreth aktiviteteteve të kompanisë nëpërmjet Devrim Hamaratlar, menaxher i përgjithshëm i Ballkanit, Turqisë dhe Qipros, Selman Olgun dhe Fatih Yazici, persona me një pozicion të lartë brënda kompanisë dhe me një eksperiencë 9 vjecare në sektorin e Network Marketing, Alketa Brahushaj, estetiste kirurge prej 17 vitesh në profesion dhe Erdi Luca, moderator i seminarit, një nga distributorët aktiv në kompani, i cili njohu të pranishmit me mundësinë e bashkëpunimit dhe të bërit biznes me Jeunesse.
Jeunesse, një kompani amerikane e lancuar në 9 shtator të vitit 2009, në orën 9:09 AM u krijua nga dy bashkëpuntorë, njëkohësisht edhe bashkëshortë, Randy Ray dhe Wendi Lewis. Kompanisë ju bashkangjit dhe trashëgimtari i tyre, Scott A. Lewis, (https:/www.jeunesseglobal.com/en-US/our-team). E gjitha nisi me një ndërhyrje kirurgjikale të znj. Lewis, e cila disa ditë pas ndërhyrjes vuri re që shenjat e operacionit ishin zhdukur. E shtyrë nga ky fakt, pas një bisede me mjekun i cili kishte kryer ndërhyrjen, Dr Nathan Newman M. D, ajo kuptoi se ky i fundit kishte krijuar një produkt unik i cili në sajë të qeliave staminale (qelizave ripërtëritëse) të vetë organizmit të njeriut, kryente funksionin e rigjenerimit të problemeve dhe shenjave të lëkurës. Pas marrjes së këtij informacioni, ajo i sugjeroi një mundësi bashkëpunimi, ku ai me shpikjen e tij dhe me financimin e z. Ray dhe znj. Lewis do ti jepnin jetë qëllimit për të përmisuar jetët e shumë njerëzve, kudo anembanë botës. Gjatë seminarit, z. Hamaratlar shpjegoi gjithashtu se nën sloganin “One Team, One Family, One Jeunesse”, vizioni i kompanisë i është dedikuar tërësisht misionit për ti bërë njerëzit të jetojnë më gjatë, më shëndetshëm dhe të nxjerrin në pah potencialin e tyre. Kjo kompani i mundëson konsumatorëve marrjen e produkteve të saj në 144 shtete, me 34 zyra përfaqësimi në 34 shtete të ndryshme. Në vitin e 6 të saj Jeunesse ka aritur një xhiro prej 1.4 miliardë dollar, duke u renditur krah gjigantëve të tillë si Apple, Google dhe Amazone për një periudhë të ngjashme kohe. Përvec arritjeve të saj në shifra, Jeunesse numëron një sërë cmimesh ndërkombëtare të fituara në sektorin e Netëork Marketing.
YES (Youth Enhancement System), sistemi i rinimit të kompanisë, përfshin një sërë produktesh të cilat ndihmojnë për kujdesin shëndetësor dhe estetik të jashtëm dhe gjithashtu të organizmit tonë të brendshëm.
Në linjën e skin care (kujdesit të lëkurës), kompania përvec të tjerave njihet për dy nga produktet më të vecanta të saj, Luminesce Serum dhe Ageless. Serumi Luminesce i ndërtuar tërësisht mbi teknologjinë e qelizave staminale të njeriut, është i vetmi produkt me faktorin e rritjes 200+ (APT 200), i cili mundëson rigjenerimin e lëkurës, largimin e shenjave, akneve, rrudhave dhe probleme të tjera të lëkurës. Nga ana tjetër Ageless, sic e quan znj. Brahushaji mikrokremi magjik, është i vetmi produkt në botë anti- aging i cili jep efektin në vetëm dy minuta, efekt që zgjat deri në 9 orë, për përdorim ditor.
Një tjetër linjë e kompanisë është ajo e Wellnes (mirqënie), ku produkti më i njohur është antioksidanti RESERVE. Një antioksidues i fuqishëm, i cili kryen funksionin e pastrimit të organizmit nga toksinat, papastërtitë dhe mbetjet duke vepruar si një lubrifikant i fuqishëm për trupin tonë.
Jeunesse ka dy produkte me të cilat gjithashtu krenohet, AM & PM dhe Finiti. AM & PM, një depo e vërtetë me vitamina, respektivisht AM për energji gjatë ditës dhe PM për një gjumë të mirë gjatë natës, të nominuar për cmimin NOBEL. Finiti nga ana tjetër, që mban kurorën e arritjeve të kompanisë me një patentë NOBEL-i me vete, na mundëson të jetojmë më gjatë përmes zgjatimit të telomereve. Znj. Brahushaj foli edhe për një sërë produktesh të tjera të kompanisë të cilat shërbejnë për përrrirësimin e shëndetit dhe mënyrës së jeteses.
Në përfundim të seminarit,moderatori Erdi Luca shpjegoi mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me kompaninë.Sikurse të pranishmit dhe cilido që ka dëshirën të përfshihet në sektorin e Network Marketing,mund ti mundësojë vetes, nëpërmjet bashkëpunimit me Jeunesse, hapësira të shkëlqyera karriere dhe financiare në këtë fushë.

