“Jo Kosovën, po shkatërrojmë Evropën”, publikohen përgjimet e xhihadistëve shqiptarë (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të tjera nga arrestimi i 4 shqiptarëve nga Kosova në Itali. Prokuroria italiane ka marrë në pyetje shtetasin 28-vjeçarin Arjan Babaj, i cili u prangos dy ditë më parë si anëtar i një celule terroriste xhihadiste dhe konsiderohet si strategu dhe guida shpirtërore e 3 të arrestuarve të tjerë.

I riu nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve, ndërsa pritet të merren në pyetje Fisnik Bekaj, 25 vjeç dhe Dake Haziraj 26 vjeç.

Policia italiane ka bërë publike biseda të tjera të përgjuara mes anëtarëve të kësaj celule ku shprehen qartë qëllime e tyre terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 3 të natës më datë 7 mars 2017 Arjan Babaj bisedon me anëtarët e celulës së tij e shprehet: “Për myslimanët është një detyrim të shkatërrojnë kishat e t’i kthejnë në xhami. Ne këtu jemi vetëm 5 veta. thotë ai. Por jashtë mund të jenë 50 mijë të tjerë. E me 50 mijë persona a e di çfarë bën? Jo Kosovën, por Europën shkatërron! Nëse të gjithë myslimanët do të ndiqnin besnikërisht konceptet e fesë së tyre, Europa do të ishte zhdukur”, shkruan “Corriere”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më i vogli i grupit, në moshë minorene dhe i konsideruar nga hetuesit italianë si më i radikalizuar i grupit shprehet: “Jam shumë i kënaqur për c’ka ndodhi në Turqi, tani duhet të bëjmë diçka në San Marco”.

Ndër të tjera, Fisnik Bekaj përpiqet të shpjegoj se Italia nuk ka gisht në këtë mes e se nuk po lufton kundër ISIS, por Arjan Babaj e kundërshton e thotë: “Ka të bëj dhe Italia, dhe Italia ka çuar ushtarë e mjete në mënyrë jo direkte pasi është pjesë e OKB ku marrin pjesë të gjithë shtetet”.

Më datë 22 mars 2017 pas sulmit terrorist në parlamentin e Londrës, anëtarët e celulës xhihadiste kosovare mblidhen në bazën e tyre e bisedojnë. Dake Hazizaj shprehet: “E patë çfarë ndodhi në Londër? I vranë 2 ose 3 vetë e u plagosën 12-13 të tjerë, e bëri njëri me mjekër”.

Fisnik Bekaj përgjigjet: “Sa mirë ja ka bërë”. Përgjimet telefonike vërtetojnë se grupi i kosovarëve ishte i gatshëm të nisej drejt Sirisë. Arjan Babaj jepte orientime operative se si mund të mbërrinin në vendet e luftës.

“E kam studiuar mirë thotë ai, fillimisht mbërrin në Egjipt, nga Egjipti është e thjeshtë pasi ka mjaft korridore për të mbërritur në fushë betejë. Por në Egjipt është e vështirë të mbërrish duke u nisur nga Kosova”.

VENEZIA VIDEO INTERCETTAZIONI JIHADISTI RIALTO 'SE ME LO ORDINANO LI UCCIDO TUTTI'

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?