Jorida Tabaku, në Madrid: Një parti shqiptare voton për herë të parë ekipin e ri drejtues të PPE

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaron se një parti shqiptare si PD voton për të parën herë për të zgjedhur ekipin e ri të PPE, grupi më i madh i partive të djathta në Parlamentin  Evropian.

Deputetja e PD-së, Tabaku, bën të ditur nëpërmjet statusit të saj Facebook: “Për herë të parë një parti shqiptare voton për të zgjedhur ekipin e ri drejtues të PPE, grupit më të madh të partive të djathta në Parlamentin Europian! Suksese Joseph Daul dhe ekipit te ri drejtues!”

“Kongresi Statutor i EPP, Madrid, Spanje, 21-22 Tetor 2015”, shkruan Tabaku, duke sjellë edhe foto nga çastet e votimit.

SHKARKO APP