Jorida Tabaku takohet me Afrim Gashin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e 4 të Diasporës. Temë e diskutimit mes dy zyrtarëve ishte gjuha shqipe dhe nevoja për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
”Diskutuam për situatën në Maqedoninë e Veriut sidomos për protestat e drejta të shqiptarëve në lidhje me gjuhën shqipe dhe nevojën për të avancuar të drejtat e shqiptarëve siç edhe marrëveshja e Ohrit ka përcaktuar.
Shqiptarët në RMV janë faktor stabiliteti dhe urë drejt integrimit europian. Procesi i integrimit kërkon më shumë se retorikë! Kërkon institucione të forta, përfshirje dhe reforma reale. Kuvendi ka një rol kyç në këtë rrugë dhe jam e bindur që Afrim Gashi do ta mundësojë avancimin e RMV në këtë proces”,-shkruan Tabaku.
KOHA JONË SONDAZH

