Julian Deda sulmon Ramën dhe Fevziun, “Fajin e kanë gazetarët…!”

 

Në një reagim pas shfaqjes së mbrëmjes së djeshme të kryeministrit Edi Rama në emisionin Opinion të Blendi Fevziut në “Tv Klan”, aktori Julian Deda dhe gjithashtu aktivist i PD-së ka kritikuar përveç kryeministrit edhe këtë të fundit.

-“Fajin e kanë gazetarët,” e ka titulluar ai reagimin ku edhe sqaron, ndër të tjera se: – “Ky ishte thelbi i asaj çfarë tha Edi Rama mbrëmë në “intervistën” përballë mikut të tij të vjetër Blendi Fevziu. Në fakt, ajo e mbrëmshmja ishte një  teatër i luajtur aq keq, sa mund ta kuptojnë edhe ata që nuk merren me teatër,” – thekson Julian Deda.

“Të dy zotëritë e panelit, i bënë një super reklamë portalit të ri “transparent” dhe tepër erotik të qeverisë, i cili pritet të dale së shpejti, duke përfolur, sharë, kritikuar, përbaltur, shpifur, duke vjellë vrerë mbi median dhe gazetarët. Kjo ishte një lojë e shpifur. Sipas tij, gazetarët po nxijnë me dashje parajsën që jetojmë përditë. Pra, vetëvrasjet për shkak të varfërisë, shkatërrimi i biznesit të vogël, emigrimi i njerëzve, skandalet e qeverisjes etj etj, nuk paskan ndodhur por i paskan shpikur gazetarët…! Madje na tha se edhe moskomunikimin me Ilir Metën e paskan zmadhuar gazetarët.”

“Kujt ja fut ky këto?”, – pyet Julian Deda.

“Të lejosh të  zhvillohet ky teatri i shëmtuar, ky po që është një rast për të cilin mund të ketë faj media. Por gazetarët nuk sulmohen, akuzohen apo torturohen me fjalë në mënyrë të vazhdueshme, siç bën zotria Kryeministër.”

“Por, përderisa nuk reagon asnjë gazetar apo asnjë media, do të thotë se, ose ka të drejtë Kryeministri, ose janë pale me të, ose kanë frike sepse mund të fluturojnë me urgjencë nga puna me motivacionin “si guxon të flasësh ashtu për udhëheqësin”.

I tillë ishte reagimi i aktorit Julian Deda, në profilin e tij Facebook, dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. 

SHKARKO APP