Ka votuar mbi 40 herë, Peçi: Nuk kam pasur besim se…
Votuesit besnikë në zgjedhje mbeten të moshuarit dhe Shaqo Peçi është një nga ata që kurrë nuk ka munguar në zgjedhje.
Ai rrëfen se ka votuar mbi 40 herë deri më tani edhe pse sot e vërtetohet që ke votuar, por më parë thotë ai nuk të kontrollonte. “Kam votuar mbi 40 herë. Nuk identifikoheshe kishe votuar apo jo. Nuk të kontrollonte njeri. Ndërsa tani them kam votuar, urdhëro shenjën”, thotë Shaqo Peçi.
Shaqo për pjesëmarrjen e ulët, shprehet se vjen nga koha kur në kutinë e votimit kishte më shumë fletë se sa votues.
“Unë gjithmonë kam pasur besim te vota ime, por e kam ushtruar votën, faktikisht nuk kam pasur besim se vota ime do të shkojë në destinacionin e duhur. Gjatë kohës që unë kam qënë në komisionin e votimit shumë kohë, ka rezultuar se numri i fletëve të votimit ka dalë më i madh se sa pjesëmarrësit në votime”, rrëfen Peçi per “TCH”.

