Kabina elektrike në oborrin e shtëpisë, rrezik fëmijëve

Fotoja që shihni tregojnë një kabinë elektrike, e cila ndodhet para oborrit të një shtepie në Krastë të Elbasanit.
Kabina është e rrethuar vetëm nga një rrjetë disa centimetër e lartë, cka e bën atë të ekspozuar për njerëzit.

Përvec mungesës së një muri rrethues të lartë dhe të pakapërcyeshëm, kabina është vendosur në një bazament betoni thuajse rrafsh me tokën.

Kjo gjë mund të shkaktojë shkarkime elektrike dhe për pasojë mund të bëhet e rrezikshme për banorët që jetojnë vetëm disa metër larg kabinës 

SHKARKO APP