Kadiu: Më shumë se kurrë të rinjtë po thërrasin për kryeministër Lulzim Bashën!

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu, thotë se opozita nuk ka pushuar asnjë sekondë së punuari, së takuari dhe biseduari me njerëzit e këtij vendi dhe me të rinjtë e shumtë që çdo ditë e më shumë po thërrasin për kryeministër Lulzim Bashën.

Kadiu shkruan se pavarësisht se opozita nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit, ajo s’ka reshtur por ka zhvilluar takime të shumta dhe ajo që vihet re është zhgënjimi i të rinjve nga qeveria.

Statusi i plotë i deputetes së PD-së, Fatbardha Kadiu:

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi i kushtëzuar me parlamentin nuk do të thotë pushim siç pretendon pozita!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga data 15 tetor dhe në vijim kam realizuar një sërë takimesh të vazhdueshme me të rinjtë studentë në disa nga univeristetet publike dhe private në vend.

Studentet ndihen të harruar, mbi 70% e tyre kërkojnë një mundësi për t’u larguar nga Shqipëria.

Pasiguria, ekonomia e shkatërruar, papunësia, rendi dhe siguria çdo ditë e më shume në rrezik.

Të rinjtë kërkojnë politikan me integritet, politikan që ofrojnë përkushtim dhe punë jo për bandat kriminale por për qytetarët.

Sot më shumë se kurrë ata thërrasin për kryeministër: Lulzim Basha!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?