Kalaja e Elbasanit, monument i kulturës dhe turizmit

Kalaja e Elbasanit, një ndër monumentet më të rëndësishme historike të qytetit, po kthehet çdo ditë e më shumë në një qendër tërheqëse për vizitorët. Dikur nyje e rëndësishme e rrugës antike “Via Egnatia”, sot kalaja është një simbol i gjallë i historisë, kulturës dhe bashkëjetesës fetare.
Brenda mureve të saj shekullore gjenden Xhamia e Mbretit dhe Kisha Ortodokse “Shën Maria”, ndërsa shumë pranë ndodhet edhe Kisha Katolike, duke e bërë këtë zonë një shembull unik të harmonisë ndërfetare. Përveç vlerave shpirtërore, rrugicat karakteristike, arkitektura osmane dhe gjurmët e qytetërimit të hershëm e bëjnë kalanë një udhëtim në kohë për çdo vizitor.
Një tjetër element që e bën kalanë të paharrueshme është mikpritja tradicionale elbasanase, zonjat e vjetra shpesh hapin dyert e shtëpive brenda mureve, duke ofruar ëmbëlsira e kafe, si edhe rrëfime për historinë e qytetit. Ky gjest i thjeshtë, por i çmuar, kthehet në një përvojë autentike për turistët.
Falë nismave të rivitalizimit dhe interesit në rritje për turizmin kulturor, Kalaja e Elbasanit po merr një jetë të re. Kjo hapësirë historike ëshë një destinacion, që i fton vizitorët të zbulojnë historinë, kulturën dhe mikpritjen që e kanë bërë Elbasanin një qytet të veçantë në zemër të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?