Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara nga turistët e huaj

Blendi Gonxhe, ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, shkruan në profilin e tij në facebook: “1,285,840 vizitorë kanë zbuluar magjinë e siteve tona kulturore gjatë Janar-Nëntor 2024!  31% më shumë vizitorë krahasuar me vitin 2023.

Sitet më të vizituara:

Kalaja e Gjirokastrës – 260,290 vizitorë

Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë – 170,405 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 153,109 vizitorë

Parku Arkeologjik Apoloni – 120,397 vizitorë

Muzeu Ikonografik “Onufri”, Berat – 104,449 vizitorë

Faleminderit çdo vizitori që mbështet trashëgiminë tonë dhe ndan historinë e Shqipërisë me botën”.

SHKARKO APP