Kanabis/ Policia e Shtetit përjashton disa punonjës policie
Policia e Shtetit pas kapjes së 200 kg drogë në Mat ka bërë me dije se ka përjashtuar nga radhët e saj disa punonjës të policise.
Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako deklaroi se punonjësit e policisë akuzohen për shkelje të detyrës, ndërsa dyshohet se janë përfshirë në rastet e favorizimit të lëndëve narkotike.
Ka qenë vet kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako ai që bëri të ditur lajmin, ndërsa theksoi se këto lëvizje kanë prekur Komisariatin e Lezhës dhe Kurbinit.
Gjon Deda, polic në Kurbin u përjashtua nga Policia.
Edvin Toptani, u përjashtua nga policia.
Leonard Palushi, u shkarkua nga detyra.
Xhaferr Kalba, u shkarkua.
Feliks Hysa, u shkarkua nga detyra.
Maksim Bejko, u pezullua nga detyra.
Ka nisur procedimi disiplinor për drejtorin dhe nëndrejtorin e Policisë së Lezhës.

