Kanabisi shëtit në Shqipëri (FOTO)

Shqipëria është e pushtuar nga kanabisi. Një foto e publikuar nga portali “Lapsi.al”, demostrohet se si lëndët narkotik, përkatësisht kanabisi shëtit në Shqipëri. Një foto e marrë nga autostrada Fier-Lushnje, shihet fare qartë një Mercedes i mbushur plot e përplot me bimë narkotike.

Në të shihet sesi drejtuesi udhëton i qetë në mes të ditës në një kohë kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, deklarojnë se në vend s’ka më plantacione me kanabis.

Revista prestigjoze “The Economist”, referuar një burimi të rëndësishëm diplomatik, një ditë më parë ka shkruar se “situata me kanabisin po përkeqësohet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

60e8fd3b-1de0-4ff4-8516-c18e5a5f972d

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?