Kanë ikur kohët e ngrohjes globale, jemi te faza e vlimit global

Kanë ikur kohët e ngrohjes globale, jemi tek faza e vlimit global“, tha Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Deklarata e tij vjen pas të dhënave të konfirmuara nga Organizata Meteorologjike në mbarë botën që tregojnë se korriku ka të ngjarë të jetë muaji më i nxehtë ndonjëherë në Tokë.

Ajri nuk të lejon të marrësh frymë dhe nxehtësia është përvëluese, e padurueshme. Niveli i ndotjes nga lëndët djegëse dhe mosveprimi klimatik është i papranueshëm. Liderët duhet të bëjnë punën e tyre si liderë, pa kërkuar falje e dhënë justifikime. Është ende e mundur të kufizohet rritja e temperaturave mesatare globale deri në 1.5°C, por vetëm me veprim të menjëhershëm drastik“, shtoji Guterres.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?