Kaosi në Kuvend/ Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës

Kryesia e Partisë së Lirisë e mbledhur sonte përmes një deklarate dënoi atë që e cilëson dënim politik dhe burgosje të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

”Ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga gjykatësit e Ramaformës tregoi fytyrën e vërtetë të Narkoshtetit dhe të Narkodrejtësisë, të angazhuar në funksion të agjendës politike dhe elektorale të Kryeministrit për asgjësimin e opozitës, pluralizimit politik dhe demokracisë”.

Kryesia e PL mbështet plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament që e cilëson të drejtë dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor.

“Kryesia e PL i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë narkoshtetin dhe narkodrejtësinë, si dhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjet shqiptare nga vjedhja e përditshme”, përfundon deklarata.

Seanca e sotme e Kuvendit u mbyll para kohe për shkak se deputetë të opozitës bllokuan foltoren e më pas nxorrën jashtë karriget e tyre dhe u vunë flakën në shenjë proteste ndaj dënimit të deputetit Ervin Salianji.

SHKARKO APP