Kapen 11 mijë euro false në autobusin Shqipëri-Itali
Autoritetet doganore italiane kanë sekuestruar 220 kartëmonedha false të prerjes 50 euro në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.
Autobusi ishte nisur nga porti i Durrësit e ka mbërritur gjatë mbrëmjes së djeshme në portin e Barti.
Gjatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur 220 kartëmonedha të falsifikuar me prerje 50 euro.
Dy shoferët e autobusit, shtetas shqiptarë të moshës 63 e 37 vjeç, janë denoncuar dhe vënë nën hetim në gjendje të lirë.
Autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor për të zbardhur kanalin e prejardhjes së kartëmonedhave si dhe të destinacionin e tyre në treg.
Shuma e kartëmonedha false është 11 mijë euro. Kartëmonedha nuk kanë fillin e filigramës e pllakën holografike.
Dy shqiptarët nën hetim nuk janë të skeduar nga autoritetet italiane.
Vetëm pak ditë më parë dy shoferë të tjerë shqiptarë të linjës së autobusit Shqipëri-Itali u kapën ndërsa transportonin 196 karta identiteti të vjedhura kohë më parë nga një zyrë e gjendjes civile në një komunë italiane.