Kapen 3 persona duke shkëmbyer drogë, e kishin fshehur në kuti kartoni

Policia e Korçës në bashkëpunim me atë të Pogradecit kanë vënë në pranga tre persona pasi u kapën duke shkëmbyer një sasi prej 14 kilogram drogë në fshatin Hudënisht të Pogradecit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shkëmbimi” u arrestuan shtetasit Arben Pilinçi,  ish-kryeplak i fshatit Podgorie, i cili ka qenë i dënuar më parë për vrasje me dashje, Malti Kungulli dhe Arben Alushi. Ndërsa filloi procedimi penal për bashkësorten e Alushit.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative si edhe falë një pune të mirëorganizuar shtetasit e mësipërm, u kapën në flagrancë në fshatin Hudënisht-Pogradec, duke transportuar një sasi prej 14 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Nga hetimet e kryera rezulton se, sasinë e lëndës së dyshuar narkotike  shtetasi Arben Alushi, po e transportonte me automjetin e tij (ku pasagjere ishte  bashkëshortja E.A) tip “Volksëagen” nga qyteti i Fierit drejt Korçës, ku në fshatin Hudënisht është bërë dhe shkëmbimi i saj.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, e cila ishte vendosur në  5(pesë) kuti me ambalazh kartoni.

– 1 automjet tip “BMW” model X5  me targë AA 447AJ në pronësi të Malti Kungullit.

– 1  automjet tip “Volksëagen Passat” me targë AA 517 IK në pronësi të  Arben Alushit.

–  6(gjashtë) aparate celularë.

– Si edhe një sasi kartëmonedhash prej 1040 eurosh dhe 25 000 lekë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm,  i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale :  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2  i  Kodit Penal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?