Kapen 52 kg kanabis në Qafë Botë, transportuesi arratiset në Greqi

Policia Kufitare  e Sarandës ka sekuestruar 52 kg kanabis në Qafë Botë. Lënda narkotike po transportohej me kafshë përmes kufirit të gjelbër.

“Më datë 04.04.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po transportohej lëndë narkotike me kafshë në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë, menjëherë filloi kontrolli i territorit në bashkëpunim me Policinë e Sarandës.

Nga kontrolli i zonës së Qafë Botit, pranë vendit të quajtur “Piramidat 66”, shërbimet kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike 52 kg të futur në 4 çanta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia vijon bashkëpunimin me policinë kufitare të shtetit grek, pasi dyshohet se autori mund të jetë fshehur në territorin e tyre.Po punohet për kapjen e autorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?