Kapen hajdutët e telefonave, ja si i fusnin në kurth kalimtarët

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes.

Operacioni i koduar “Gracka” ka çuar në pranga Fatjon Bushgjokaj 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim, A. B 17 vjeç i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, Ndue Bushgjokaj 24 vjeç dhe Elton Leka 19 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të katër të arrestuarit janë me banim në Tiranë. Ndërkohë është shpallur në shtetësja, R. L.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas bluve, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen të kanë kryer vjedhje me dhunë në dëm të disa shtetasve, duke vepruar të koordinuar me njëri-tjetrin.

“Fillimisht ishte shtetësja R. L. (e shpallur në kërkim) e cila kërkonte ndihmë, të dëmtuarve duke i huazuar telefonin për të berë një telefonatë më pas bashkëpuntorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira”.

Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh proçeduriale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të 7 ngjarjeve të mëposhtme:

-Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”

-Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhp lëkure

-Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”

-Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja

-Më datë 31.03.2017, pranë ish “Casa Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja

-Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”

-Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin

Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia

– Dy xhupa Lekurë

– Një varëse floriri.

– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira

– Katër kuleta të llojeve të ndryshme

Disa prej sendeve të cilat i përkasin shtetasve të dëmtuar, u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?