Kapen mbi 3 ton kanabis, Prokuroria: Pronarët janë policë dhe zyrtarë

MAT- Sekuestrohen 3 ton e 132 kg kanabis në një banesë në njësinë administrative Bruç të Matit. Në sajë të një operacioni antikanabis, ishin pjesë e aksionit edhe Forcat Speciale nga Tirana, u bë e mundur identifikimi i autorëve ndërsa ata u shpallën në kërkim.

Burime policore pohojnë se banesa e përshtatur si magazinë, që përdorej për tharjen e hashashit rezulton në pronësi tëb shtetasit SH.L. Ndërkohë burime nga Prokuroria për ‘BalkanWeb’ deklaruan se disponon informacione se pronarët e drogës janë policë, punonjës të administratës vendore dhe gjyqësore. /Balkan Web/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?