Kapen me drogë, arrestohen 3 persona në Tiranë
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga tre të rinj, të cilët u kapën me tre qese lëndë narkotike kanabis sativa.
Në pranga përfunduan Erion B., 26 vjeç, Franko A., 23 vjeç si dhe Ervin O., 26 vjeç, banues në Tiranë
“Këta shtetas janë konstatuar në bulevardin ‘Bajram Curri’, ku gjatë kontrollit të ushtruar, i janë gjetur tre qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa”, sqaron policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim e shitje lëndësh narkotike, në bashkëpunim”.

