Kapet 23 kg kanabis e fshehur në një tunel në Tepelenë

Sekuestrohen 23 kg kanabis në një tunel në afërsi të fshatit Turan në Tepelenë. Policia ra në gjurmët e lëndës narkotike në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.

“Në bazë të informacioneve të marra rrugë policore se në një tunel në afërsi të fshatit Turan kishte lëndë narkotike, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin Tepelenë është ushtruar kontroll në këtë tunel”.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambjent u gjetën tre fuçi plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesha totale e lëndës narkotike ishte 23 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autor/ve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?