Kapet banda e shitjes së kokainës, drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë
Policia financiare italiane e Torinos në bashkëpunim me Drejtorinë Antidrogë të Romës ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion antidrogë i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike pothuajse në të gjithë territorin e Val di Susa në provincën e Torinos
Hetimet e këtij operacioni të nisura më vitin 2014 kanë vërtetuar se në krye të kësaj organizate trafikantësh qëndronin 2 vëllezër shqiptarë S.A 29 vjeç dhe S.X 23 vjeç.
Gjatë këtij operacioni, Financa italiane ka ekzekutuar urdhërarrestime ndaj 17 personave, shtetas italianë, shqiptarë, marokenë e rumunë, anëtarë të kësaj bande, si dhe ka sekuestruar 40 llogari bankare.
Përgjimet fimlike e telefonike të policisë italaine kanë ëvërtetuar sesi shqiptari S.A 29 vjeç, kontrollonte të gjitha sheshet e trafikut të drogës në territorin Val di Susa e koordinonte aktivitetin e tij në bashkëpunim me të vëllain S.X 23 vjeç i cili punonte si menaxher në një nga diskotekat më të njohura të zonës ku dhe trafikonte me shumicë doza kokaine e pilula ekstazi.
Shqiptari S.A informonte personalisht korrierët e tij të drogës duke i udhëzuar mbi mënyrën e transportimit të saj, e cila duhej bërë përherë në qese ose çanta të hapura, gjë që të jepte mundësi për ta hedhur menjëherë në rast kontrolli nga policia.
Gjithashtu ai këshillonte që kokaina të tranportohej çdo herë në doza 5 gramëshe, që në rast ndalimi nga policia justifikohej si dozë në përdorim personal.
17 personat e arrestuar, anëtarë të kësaj bande janë të akuzuar për trafik droge e tipit kokainë e pilula ekstazi si dhe për armëbajtje pa leje.

