Kapet gomonia me 500 kg drogë që vinte nga Shqipëria, arrestohen 4 persona

Policia Financiare e Leçes në rajonin e Puglias ka sekuestruar në mesditën e së dielës një gomone me rreth 500 kg marijuanë e trafikuarnga Shqipëria.Në pranga janë vënë 4 persona; 3 shtetas italianë dhe shqiptari Arsen Xhaferri 32 vjeç.

Mjeti lundrues me marijuanën në bord është kapur ndërsa po transportohej me një makinë pick up Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles.

Gomonia e cila transportohej me pick up shoqërohej nga një makinë tip “Fiat multipla” në të cilën udhëtonin shqiptari Arsen Xhaferri me precedent penal per emigracion klandestinë dhe dy italianët Cristian e Michele Cito të njohur nga policia italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Për ti shpëtuar kontrollit të forcave të rendit të arrestuarit kishin ngarkuar në bordin e gomones instrumente peshkimi duke transportuar mjetin lundrues e lëndën narkotike në mes të ditës dhe duke u përfshirë me masën e gjerë të pushuesve që këtë weekend populluan plazhet e Puglias.Pas kontrollit në gomonen e gjatë rreth 7 metra u gjetën 502 kg marijuanë.Në pranga u vu dhe drejtuesi i pick up Mitsubishi Vicenzo Pulli 40 vjeç.Në automjetin që ai drejtonte u gjet një pistoletë ruse Tokarev.
Gomonia me drogë kishte mbërritur në Puglia nga Shqipëria vetëm pak orë më parë.32 vjeçari shqiptar, Arsen Xhaferri, i kishte ende rrobat e lagura në trup.Marijuana ishte e konfeksionuar hermetikisht në thasë me simbole të ndryshme.Sipas Financës italiane llogaritet që droga e sekuestruar të kapte vlerën e 600 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?