46 bashki, Alimehmeti: Rama kalon Reformën Territoriale kundër qytetarëve, Këshilli i Europës evidenton 8 probleme

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, ka kritikuar miratimin e Reformës Territoriale nga mazhoranca, duke e cilësuar atë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, opozitës dhe rekomandimet e Këshillit të Europës. Alimehmeti iu referua raportit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili evidenton tetë probleme të vetëqeverisjes vendore, mes tyre centralizimin e kompetencave, financimin e pamjaftueshëm, konsultimin joefektiv dhe dobësitë në administrimin e taksave vendore. Sipas tij, këto problematika përkthehen në shërbime të munguara dhe të vonuara për qytetarët, ndërsa akuzoi qeverinë Rama për centralizim të pushtetit dhe kapje të shtetit.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë, Dje, Edi Rama kaloi në Parlament reformën territoriale, në kundërshtim jo vetëm me kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve, në kundërshtim jo vetëm me kërkesat e vazhdueshme të opozitës, por në kundërshtim edhe me Këshillin e Europës, i cili po dje publikoi Raportin e Monitorimit të aplikimit të Kartës Europiane të Vetë-Qeverisjes Lokale në Shqipëri, monitorim i cili u krye nè 2025 nè vijim tè kèrkesès sè Partisè Demokratike pèr shkak tè abuzimeve tè njèpasnjèshme tè Edi Ramès me pushtetin vendor, pushtet ky i ndarè me Kushtetutè!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në detaj, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshilli të Europës identifikon tetë shqetësime kryesore:

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Centralizimi i kompetencave: Bashkitë janë reduktuar shpesh në zbatuese ose mbështetëse të politikave dhe shërbimeve që kontrollohen nga qeveria qendrore.

2-Financimi i pamjaftueshëm: Burimet financiare të bashkive nuk përputhen me koston e përgjegjësive që u janë ngarkuar.

3-Konsultimi joefektiv: Mekanizmat e konsultimit ndërmjet qeverisë dhe bashkive nuk sigurojnë pjesëmarrje të plotë dhe kuptimplotë të të gjitha shoqatave të pushtetit vendor.

4-Probleme me reformën territoriale: Konsultimi për ndryshimin e kufijve dhe bashkimin e bashkive ka nisur vonë dhe nuk duket se ka garantuar pjesëmarrje reale e në kohë të komuniteteve të prekura.

5-Dobësi në administrimin e taksave vendore: Bashkitë kanë kapacitete të kufizuara për mbledhjen e taksave, ndërsa regjistrimi i pronave nuk është gjithmonë i saktë dhe i besueshëm.

6-Sistem joefektiv i barazimit financiar: Mekanizmat e shpërndarjes së fondeve nuk korrigjojnë mjaftueshëm pabarazitë ndërmjet bashkive.

7-Mungesë e burimeve njerëzore: Bashkitë kanë vështirësi në tërheqjen, mbajtjen dhe zhvillimin e stafit të kualifikuar.

8-Qarqet nuk funksionojnë si një nivel real i vetëqeverisjes: Zgjedhja indirekte e këshillave të qarqeve, kompetencat e kufizuara dhe autonomia e dobët financiare pengojnë funksionimin e tyre si autoritete të mirëfillta vetëqeverisëse.

Të gjitha këto probleme madhore të identifikuara nga Këshilli i Europës përkthehen në shërbime të larguara, në shërbime të munguara, në shërbime të vonuara dhe në shërbime të abuzuara për qytetarët.

Ky është konkretisht “zbatimi” i pasaportës europiane sipas Edi Ramës.

Të bësh të kundërtën e asaj që kërkojnë qytetarët!

Të bësh të kundërtën e asaj që kërkojnë bashkitë!

Të bësh të kundërtën e asaj që kërkon Këshilli i Europës!

Vetëm për centralizim pushteti!

Vetëm për kapje shteti!

Vetëm për interes personal!

Pyetja për ju miqtë e mi është:

“Një Qeveri që miraton ligje për shqiptarët, në kushte rrethimi nga shqiptarët dhe në kushte proteste nga shqiptarët, a i miraton këto ligje me të vërtetë për shqiptarët?”

Ju e vendosni!

Faleminderit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?