Kapet “mat” teksa tentoi të fuste drogë në burg, pranga 20 vjeçarit

Një 20 vjeçar është kapur mat nga policia, pasi ka tentuar që të fuste drogë në burg. I riu nga Levani është arrestuar në flagrancë, teksa ka tentuar që të fuste një dozë kanabis në burg, për një të dënuar. Gjatë kontrollit fizik rutinë, Aldoir Braushit iu gjet doza e drogës.

“Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi Aldoir Braushi, 20 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e IEVP Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në hyrje për takim me personat që vuajnë dënimin, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva”, bën me dije policia

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?