Karburantet pa licencë, Mazniku: Të vijnë pranë bashkisë të aplikojnë

Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës njoftoi se ka nisur një aksion për bllokimin e të gjitha pikave të karburantit, të cilat ushtrojnë aktivitetin pa licencën përkatëse dhe dokumentet e duhura.

Sot, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku u shpreh se, “teksa kërkojmë që çdo qytetar të paguaj çdo detyrim ndaj shtetit, është e papranueshme që biznese të tilla të jenë të palicencuar

“Kështu nuk vazhdohet. Çdo biznes apo pikë karburanti duhet të funksionojë sipas rregullave. Duhet të vijnë pranë bashkisë që të aplikojnë, të bëjnë gati dokumentacionin përkatës dhe më pas të punojnë në mënyrë të duhur. Ose pikë karburanti me licencë, ose le të mbyllet”, tha Mazniku për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, vendimi i këshillit të ministrave është i qartë, vetëm që duhet vullneti i bizneseve që të jenë të rregullt me letrat dhe pagesat e duhura,

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?