Karikaturisti i ‘Muhamedit’ s’i mban lotët (VIDEO)

Karikaturisti i revistës satirike Charlie Hebdo, Renald ‘Luz’ Luzier nuk i mbajti lotët, ndërsa po fliste për edicionin e radhës, që do të dalë të mërkurën.

Ai shpjegoi arsyet se përse ka vizatuar një karikaturë të Profetit Muhamed për edicionin e radhës.

Në karikaturë shihet Profeti, të cilit i rrjedh një lot i vetëm. Ai mban një shenjë ku lexohet: Je Suis Charlie.

Mbi karikaturë është e shkruar në një tekst: “Tout est pardonne” (Gjithçka është e falur).

Duke mbajtur lotët disa herë gjatë konferencës për shtyp, Luz tha se imazhi përfaqëson thjesht një “djalosh të vogël, që po qan”.

Më pas konfirmoi: “Po, është Muhamedi”.

Stafi i revistës satirike u zotua se do të vazhdojë punën.

Luzier i shpëtoi masakrës pasi i doli gjumi gjysmë ore me vonesë.

“Ne jemi karikaturistë dhe na pëlqen që të vizatojmë personazhe të vegjël, sikur jemi fëmijë të vegjël,” tha ai.

“Terroristët, ata ishin fëmijë, ata vizatonin si ne, si gjithë fëmijët.

Por në një pikë, ata e humbën sensin e humorit. Në një pikë, ata e humbën shpirtin e fëmijës brenda tyre, që i lejon ta shohin botën me njëfarë distance”, theksoi ai.

Numri i radhës pritet që të printohet në 3 milionë kopje dhe do jetë në 16 gjuhë të ndryshme.

SHKARKO APP