Katër të arrestuar në Librazhd, u kapën me 9 kg kanabis
Policia e Librazhdit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Rrethi” duke bërë të mundur sekuestrimin e 9 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar edhe 4 poseduesit e lëndës narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit:
Ali Face, 34 vjeç, banues në fshatin Gurrë Librazhd
Besnik Bajrami, 31 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë
Astrit Zharri, 32 vjeç, banues në Gurrë Bërzeshtë
Olsi Zharri, 32 vjeç banues në fshatin Bërzeshtë
Arrestimi i tyre u bë në fshatin Qukës, në vendin e quajtur Zalli i Vlashit. Gjatë kontrollit policor, të arrestuarve iu u gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa dhe 3 aparate celular të markave të ndryshme.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Besnik Bajrami grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.



