Kathimerini: Jetë luksoze për “Eskobarin”, argëtohet me anëtarë të PS-së

Placeholder Image

“Eskobari” apo Klement Balili, ka bërë që gazeta më e madhe në Greqi, të shkruajë për jetën e një trafikanti, që shijon lirinë dhe shoqvrohet me deputetë, ku ai është në kërkim ndërkombëtar.

“Kathimerini” shkruan se ish-drejtori i Transporteve në Sarandë Balili vazhdon të bëjë jetë luksoze, pavarësisht se ndaj tij ka një urdhër-arresti ndërkombëtar. Pjesëmarrja  etij në një dasëm, ka tërhequr vëmendjen e gazetës.

Mes rreshtave, shkruhet se: “Në një dasëm në qytetin e Sarandës raportohet se ishte prezent i ashtuquajturi “Eskobar” i Ballkanit, 44-vjeçari shqiptar Klement Balili, ndaj të cilit ka një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet greke. Sipas shtypit shqiptar, Balili, i cili ka mbështetje të fortë nga Qeveria e Shqipërisë, mbrëmjen e së dielës ishte në një dasëm në një hotel luksoz të Sarandës. 44-vjeçari thuhet se ishte së bashku me anëtarë të Partisë Socialiste të Tepelenës”, deklaron gazeta greke “Kathimerini”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klement Balili që prej muajit maj është shpallur në kërkim pas një hetimi nga DEA amerikane, policia greke e disa polici të vendeve evropiane si kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare që trafikonte sasi të mëdha të hashashit dhe kokainës në Europën Qëndrore dhe Europën Perëndimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kathimerini”, vijon shkrimin duke nënvizuar se policia greke ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj 44-vjeçarit dhe për këtë, janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare. Sipas gazetës, hetimet vazhdojnë edhe në Belgjikë e Holandë ku organizata e Balilit trafikonte drogë.

Sakaq, gazeta shton se hetimet zbulojnë se ngarkesa me qindra kg hashash dhe kokainë, e cila kishte tentuar për të kaluar nga Serbia, Bullgaria, Patras, Britania e Madhe, ndërsa 15 anëtarë të bandës u arrestuan. Edhe pse i akuzuar më parë për trafik droge, në vitin 2014 ndërmori postin si drejtor i Transportit në Sarandë, ndërsa  akuzohet nga Partia Demokratike, si trafikant i drogës. “Ky ishte një anëtar drejtues i organizatës, përgjegjës për rolin e komisionit për trajtimin e mëtejshëm, nga Shqipëria në vendet europiane”.

Pershtati: Redjon Shtylla

capture

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?