Keni plane për fundjavën? Hidhini një sy motit

Pas disa ditësh me shi, e premtja nis me mot të qëndrueshëm. Sipas Meteoalb, territori do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta deri në orët e mesditës.

Por gjatë pasdites dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -1°C në 16°C.

Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 2 balle.

SHKARKO APP