Kërcënim për bombë në zyrat ‘Le Soir’, evakuohet personeli

Zyrat e gazetës”Le Soir” në Bruksel, janë evakuuar në orët e pasdites së të dielës pas një kërcënimi me bombë. E gjithë zona përreth ndërtesës është rrethuar nga forcat e sigurisë.

Mësohet se shkak është bërë një telefonatë anonime rreth ores 14:00 ne redaksi, prej të cilës është marrë dhe kërcënimi pë bombë.

” Ju do të hidheni në erë bashkë me shkrimet tuaja nëse nuk na merrni seriozisht” mësohet të ketë thënë kërcënuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky kërcënim me bombë vjen në një kohë kur më shumë se 10 000 njerëz marshuan nëpër rrugët e Brukselit për lirinë e shprehjes npas sulmeve të përgjakshme në Paris këtë javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?