Kërcënimi i familjes, reagon Llalla: Vijoj normalisht punën, hetimet nuk cënohen

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka reaguar pas publikimit të informacionit për kërcënimin ndaj tij, çka e ka detyruar të largojë familjen nga Shqipëria. Kryeprokurori deklaron se pavarësisht kërcënimit, ‘vijon normalisht aktivitetin e tij, ndërsa mohon çdo cenim të ecurisë së hetimeve.

“Dëshirojmë të theksojmë se, si Prokurori i Përgjithshëm, ashtu edhe institucioni i Prokurorisë vijojnë normalisht aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cenim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”, deklaron zyra e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Po sot mediat publikuan informacionin se Kryeprokurori i Republikës është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pas kërcënimeve që ka marrë për shkak të hetimit të një dosjeje të fortë kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy muaj më parë në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime. Burimet i pohojnë Top Channel se kërcënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt. Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se i ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal.

Për kërcënimin janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në Tiranë, kryesisht ato të Bashkimit Europian, një prej të cilave i ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?