Kërcënimi ndaj Adriatik Llallës, 3 grupe të gatshme në mbrojtje
Pak orë pas publikimit të lajmit se Kryeprokurori Adriatik Llalla është kërcënuar dhe për këtë arsye ka larguar familjen drejt një vendi të BE-së, ku ruhet 24 orë, burime nga Ministria e Punëve të Brendshme pohojnë se për mbrojtjen e tij janë caktuar 3 grupe të gatshme.
Banesa ku jeton Kryeprokurori i Republikës ruhet 24 orë nga policia. Edhe në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme gjatë gjithë kohës janë të pranishme forcat e Gardës së Republikës.
Gjatë ditës së sotme, Kryeprokurori ka qëndruar gjatë gjithë ditës në zyrën e tij deri në orët e pasdites, raporton BalkanWeb.
Paraprakisht dyshohet se autorët e kërcënimit janë pjesë e një grupi kriminal të njohur për gjobëvënie. Hetimi për këtë çështje është përqendruar për shkak të sekretit hetimor është përqendruar në duart e një grupi shumë të vogël prokurorësh dhe hetuesish.
KOHA JONË SONDAZH

